Sport

Trazira në kryeqytetin italian, shfaqet imazhi i Hitlerit me një fanelë të Romës…

Autoritetet italiane supozojnë se është vepër e tifozëve të Lazios, por befasuese është edhe dita kur ata e kryen këtë lëvizje…

26 Janar 2023, 19:44 Nga DOSJA

Trazira në kryeqytetin italian, shfaqet imazhi i Hitlerit me një

ITALI - Njëzet e katër orë para Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Roma u trondit nga një portret i Hitlerit, të veshur me një fanelë romane verdhekuq.

Persona të paidentifikuar e kanë vendosur portretin ngjitës në stacionet e autobusëve, tabela, sheshe dhe ballkone në zonën midis Piazza Vescovio dhe Corso Trieste, si dhe në periferitë verilindore të Talenti, Montesacro dhe Tufello.

Autoritetet supozojnë se është vepër e tifozëve të Lazios, por befasuese është edhe dita kur ata e kryen këtë lëvizje. Nesër është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit dhe disa kanë vendosur të mbushin Romën me foton e Hitlerit.

“Portretet me imazhin e Hitlerit me një fanelë të Romës që u shfaqën sot në qytet janë një turp i vërtetë”,- shkroi kryebashkiaku Gualtieri në Twitter, ndërsa theksoi se ato po hiqen menjëherë dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by La Gazzetta dello Sport (@gazzettadellosport)

Historia kujton një incident në vitin 2017, kur tifozët e Lazios përdorën ngjitëse antisemitike kundër rivalëve të tyre të AS Romës në seksionin Curva Sud të Stadiumit Olimpik të Romës. Ngjitëset kishin edhe viktimën e Holokaustit, Anne Frank, të veshur me një fanelë të Romës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll