Sport

Proteston Ukraina, gjatë Australia Open shpalosen flamuj rusë me fytyrën e Putin dhe simbolin shovinist ‘Z’… (video)

“Kjo është vërtet e turpshme”,- ka deklaruar ambasadori i Ukrainës, i indinjuar për Federatën Australiane dhe organizatorët e turneut Open.

26 Janar 2023, 17:25 Nga DOSJA

Proteston Ukraina, gjatë Australia Open shpalosen flamuj rusë me

AUSTRALI - Spektatorëve u ndalohet përdorimi i flamujve rusë ose bjellorusisë gjatë turneut. Ky ka qenë edhe vendimi që në fillim i organizatorëve të turneut. Mirëpo Federata Australiane e Tenisit tha se katër persona "shfaqën flamuj dhe simbole të papërshtatshme dhe kërcënuan rojet e sigurisë" në Melbourne Park përpara se të ndiqeshin nga policia.

Ambasadori i Ukrainës në Australi dhe Zelandën e Re, Vasyl Myroshnychenko, kishte kërkuar që të ndërmerren veprime, pasi disa nga këta flamuj rusë u panë në turmat e tifozëve edhe gjatë javës së kaluar.

“Është një katalog i plotë. Në mesin e flamujve serbë janë: një flamur rus me portretin e Putinit dhe simboli ‘Z’, i ashtuquajturi flamur i Republikës Popullore të Donetsk-ut”,- shkruajti ai të enjten në Twitter me një lidhje me videon. 

Një tjetër spektator u fotografua brenda stadiumit gjatë ndeshjes së Djokoviç i veshur me një bluzë me simbolin "Z", një simbol pro-luftës i lidhur me mbështetjen për pushtimin rus të Ukrainës.

“Kjo është vërtet e turpshme”,- tha ai i indinjuar për Federatën Australiane dhe organizatorët e turneut Open.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll