Sport

‘Çështja Vinicius’ në Madrid, zemërimi i Atleticos: "E neveritshme, na vë në siklet"...

“Shpresojmë që autoritetet do të jenë në gjendje të sqarojnë atë që ka ndodhur dhe se drejtësia do të ndihmojë në ndalimin e kësaj lloj sjelljeje”.

26 Janar 2023, 19:23 Nga DOSJA
‘Çështja Vinicius’ në Madrid, zemërimi i

SPANJE - Një kukull e veshur me fanelën e Vinicius Jr. është varur sonte pranë qendrës sportive të Real Madridit, pak orë para ndeshjes kundër Atletico Madridit. Të menjëhershme kanë qenë reagimet e indinjuara të gjithë botës së futbollit, të cilat u pasuan me deklaratën e Atletico Madridit:

“Duke pasur parasysh imazhin e shfaqur sot në media të ndryshme, në të cilat u lëshua një mesazh urrejtjeje në orët para ndeshjes kundër Realit, Atletico Madridi njofton:
● fakte të tilla janë absolutisht të neveritshme dhe të papranueshme dhe e vënë në siklet klubin tonë. Dënimi ynë për çdo akt që cënon dinjitetin e njerëzve apo institucioneve është absolut.
● se rivaliteti mes dy klubeve është maksimal, por edhe respekti. Asnjë individ, cilido qoftë qëllimi apo ngjyra e tij, nuk mund ta njollosë këtë bashkëjetesë. Është përgjegjësi e të gjithëve për ta shmangur këtë.
● se nuk e njohim autorin apo autorët e këtij akti të neveritshëm, por anonimiteti i tyre nuk i shmanget përgjegjësisë së tyre. Shpresojmë që autoritetet do të jenë në gjendje të sqarojnë atë që ka ndodhur dhe se drejtësia do të ndihmojë në ndalimin e kësaj lloj sjelljeje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll