Bota

VIDEO/ Dëbora mbulon Saharanë, për herë të parë pas 11 vitesh

Pas një thatësire dymujore në rajonin Bashar të Algjerisë, pranë kufirit me Marokun, temperaturat e ftohta që goditën këtë pjesë të Afrikës në mënyrë krejtësisht të papritur sollën borë.

26 Janar 2023, 15:10 Nga a.l
VIDEO/ Dëbora mbulon Saharanë, për herë të parë
Sahara

ALGJERI- Shkretëtira e Saharasë në Algjerinë jugperëndimore është veshur me të bardhë, pasi një shtresë dëbore mbuloi zonën për herë të parë pas shumë vitesh. Pas një thatësire dymujore në rajonin Bashar të Algjerisë, pranë kufirit me Marokun, temperaturat e ftohta që goditën këtë pjesë të Afrikës në mënyrë krejtësisht të papritur sollën borë, shkruajnë mediat e huaja. 

Një pamje e paprecedentë për shumë algjerianë, pasi hera e fundit që ra borë atje ishte 11 vjet më parë.

 

E famshme “Porta e Shkretëtirës”, për shkak të vendndodhjes së saj buzë Saharasë, e strehuar në malet e Atlasit, e rrethuar nga kodra dhe duna të larta, u mbulua plotësisht nga bora. Sipas Shërbimit Meteorologjik Algjerian, borë pritet edhe në zona të tjera të shkretëtirës së vendit.

 

debore ne sahara

Sondazh

Poll