Aktualitet

Operacioni me SPAK, Guardia di Finanza: 119 masa sigurie, sekuestrohen 120 kilogram kokainë (VIDEO)

Deri më tani nga 119 masa që janë dhënë në total, janë ekzekutuar vetëm 43, brenda dhe jashtë Italisë.

26 Janar 2023, 14:05 Nga A.B
Operacioni me SPAK, Guardia di Finanza: 119 masa sigurie, sekuestrohen 120
Makine

ITALI- Guardia di Finanza ka dhënë disa detaje në lidhje me megaoperacionin në bashkëpunim me autoritetet shqiptare dhe Eurojust. Deri më tani nga 119 masa që janë dhënë në total, janë ekzekutuar vetëm 43, brenda dhe jashtë Italisë.

SPAK bëri me dije se drejtuesit e grupit kriminal ishin 3 shqiptarë, ndërsa masat e dhëna për persona me origjinë shqiptare ishin në total 21. Sipas autoriteteve italiane po vazhdon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive që si fillim u raportua 4 milion euro.

Europol ndërkohë ka publikuar një video nga operacioni, ku tregohet se si shefi i bandës i shpjegon trafikantit se duhet të sjellë mall më të mirë.

Di Finanza raporton se është bërë i mundur sekuestrimi i 120 kilogram kokainë e importuar nga Holanda dhe 15 kilogram heroinë e pastër, e bërë gati për shpërndarje.

operacion antidroge ne itali

Sondazh

Poll