Sport

Ney, vëllai i Dani Alves, mohon agresionin seksual: "Vëllai im ra në kurth"...

Vëllai i mbrojtësit brazilian, i cili ndodhet në burg në Barcelonë dha një intervistë për TV spanjoll "Espejo Público"

26 Janar 2023, 10:32 Nga DOSJA
Ney, vëllai i Dani Alves, mohon agresionin seksual: "Vëllai im ra
Vëllai i Daniel Alves, Ney Alves

SPANJE - Vëllai i Daniel Alves mohoi në një intervistë për televizionin spanjol "Espejo Público" se vëllai i tij kishte kryer sulmin seksual për të cilin akuzohet. Ney Alves deklaroi se ky ishte një kurth.

"Vëllai im ra në kurth. Familja ime nuk do të dorëzohet. Vëllai im ka një karrierë të pa të meta në mbarë botën dhe kjo rrëmujë në të cilën ai u fut, po fundos karrierën e tij. Ne patjetër do të bëjmë gjithçka që të nxjerrim vëllanë tim nga kjo skemë demonike-djallëzore që e keni futur", - tha vëllai i mbrojtësit të krahut, i cili për shumë vite ka luajtur me Barcelonën.

Daniel Alves ndodhet në paraburgim që nga e premtja e kaluar në Barcelonë, i akuzuar për sulm seksual, i cili do të ishte kryer më 30 dhjetor. Ai do të qëndrojë në burg deri në gjyq, i cili nuk ka datë të caktuar.

Ney Alves është president i skuadrës Juazeiro, në Bahia dhe është përfshirë në një rrëmujë në korrik të vitit të kaluar, ku u sulmua nga presidenti i Jacobinense dhe regjistroi një raport policor.

Ney Alves tha në intervistë, se vullneti i familjes është të shkojë në Spanjë për të qenë me Danielit në këto momente të vështira. Por udhëtimi është i ndërlikuar nga gjendja shëndetësore e babait të tyre, i cili është në pritje të një operacioni urgjent.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ney Alves (@neyalves)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll