Bota

Darkë me Kurtin dhe Bislimin, Lajçak: Ramë dakord që marrëveshjet e dialogut të zbatohen plotësisht

Lajçak njofton se është kthyer në Kosovë për të vazhduar diskutimet për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

26 Janar 2023, 07:45 Nga A.B
Darkë me Kurtin dhe Bislimin, Lajçak: Ramë dakord që
Takimi

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllac Lajçak, është takuar mbrëmjen e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zv.kryeministrin, Besnik Bislimi. Me anë të një postimi në Teitter, Lajçak njofton se është kthyer në Kosovë për të vazhduar diskutimet për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Lajçak po ashtu shton se është rënë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.

'Kthehem sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin @albinkurti dhe ZKM @BislimiBesnik për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.'- shkruan ai.

lajcak me kurtin mirosllac lajçak

Sondazh

Poll