Bota

Tmerr në Spanjë/ I panjohuri hyn me shpatë 'samurai' nëpër Kisha dhe sulmon besimtarët, 1 i vdekur 4 të plagosur

Mes të plagosurve është edhe prifti i kishës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

25 Janar 2023, 21:55 Nga a.l
Tmerr në Spanjë/ I panjohuri hyn me shpatë 'samurai'
Sulm me thikë në kishën në Spanjë

SPANJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar në dy provinca në Spanjë. Mediat e huaja, raportojnë se një person i panjohur ka hyrë në dy kisha dhe ka sulmuar me thikë të tipit 'samurai' besimtarët. Nga sulmi mbetën të plagosur 4 persona dhe një tjetër ka humbur jetën. 

I dyshuari që mbante në dorë një shpatë samurai kishte në shënjestër kishën e San Isidro në qytetin Algeciras në provincën jugore të Cadiz. Mes të plagosurve është edhe prifti i kishës dhe ndodhet në gjendje të rëndë. I dyshuari u arrestua në Plaza Alta në zemër të qytetit dhe ndodhet në paraburgimin e Policisë Kombëtare.

Sulmi me thikë po hetohet si një sulm i dyshuar terrorist.  Ministria e Brendshme konfirmoi se sulmi ndodhi pak para orës 20:00./ Dosja.al

sulm ne kishen ne spanje

Sondazh

Poll