25 Janar 2023, 21:46
Nga a.l
Bullgari-Maqedoni e Veriut
BULLGARI- Javët e fundit janë shtuar tensionet mes Shkupit dhe Sofjes, pas deklaratave nacionaliste të disa politikanëve bullgarë dhe rrahjes së sekretarit të Klubit të Bullgarëve në Ohër. Autoritetet në Shkup druajnë nga eskalimi i tensioneve më 4 shkurt, në ditën e lindjes të Goce Dellçevit – figurë historike për të cilën ka kontest mes maqedonasve dhe bullgarëve.
Politikani nacionalist bullgar, njëkohësisht eurodeputet, Angel Xhambaski, paralajmëroi se do të marrë pjesë në shënimin e ditës së lindjes të Goce Dellçevit në Shkup. Presidenti Stevo Pendarovski bëri thirrje që Xhambaskit t’i ndalohet hyrje në vend, për shkak të deklaratave të tij të vazhdueshme të cilat Shkupi i konsideron provokuese.
Ndaj qëndrimit të presidentit maqedonas reagoi presidenti bullgar Rumen Radev, i cili u bëri thirrje autoriteteve maqedonase “ta luftojnë fushatën antibullgare”.
“Është koha e fundit që institucionet e Maqedonisë së Veriut të dëshmojnë se aktivisht luftojnë kundër kësaj fushate antibullgare”, theksoi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
Ndërkohë, institucionet në Shkup ende nuk kanë vendosur nëse do të ndalojnë hyrjen e Xhambaskit dhe shtetasve të tjerë bullgarë më 4 shkurt. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski tha se për këtë do të vendoset më 4 shkurt.
“E dimë se ka struktura radikale të cilat për interesa personale, politike dhe të tjera duan të dëmtojnë procesin e stabilizimit të marrëdhënieve”, tha Ministri i Brendshëm, Spasovski.
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, nga ana tjetër, tha se provokimet nga persona të caktuar nuk do ta shkurajojnë që të kujdeset për të gjitha bashkësitë etnike, përfshirë edhe atë bullgare.
“Kjo është detyra jonë, është imazhi ynë para botës dhe nuk guxojmë ta rrezikojmë atë që e kemi arritur”, tha kryediplomati Osmani.
Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë u ngjallën viteve të fundit, pasi Bullgaria bllokoi integrimin e Shkupit në Bashkimin Evropian me kërkesë që të zgjidhen kontestet dypalëshe, të cilat lidhen me historinë dhe njohjen e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut. Si kompromis për heqjen e vetos, Shkupi pranoi ta ndryshojë Kushtetutën, me qëllim njohjen e pakicës bullgare në Preambulë.
Marrë nga TRTBalkan
4 shkurt bullgari-maqedoni e veriut
Bota
25 Janar 2023, 21:35
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas i tha Sky News se është shumë i lumtur dhe mirënjohës që Gjermania...
Bota
25 Janar 2023, 21:09
a.l
hakerët rusë
RUSI- Hakerët rusisht-folës të grupit të madh KillNet njoftuan fillimin e një sulmi kolektiv kun...
Bota
25 Janar 2023, 20:53
a.l.
Prishtinë
KOSOVË- Një sherr banal ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë. Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tj...
Bota
25 Janar 2023, 20:29
a.l
Mohamed Ould Abdel Aziz
MAURITANI- Policia arrestoi ish-presidentin e Mauritanisë Mohamed Ould Abdel Aziz të martën (24 janar) në ...
Bota
25 Janar 2023, 20:22
a.l
Andrew Tate
SHBA- Ish -kikboksieri Andrew dhe vëllai i tij, Tristan, po mbahen në paraburgim deri në fund të s...
Bota
25 Janar 2023, 19:51
a.l
Kim Jong
KOREJA E VERIUT- Njoftimi i raportuar i qeverisë që urdhëron bllokimin pesë-ditor nuk përmendi COVID-19, por t...
Bota
25 Janar 2023, 19:37
a.l
Protesta në Kanada
KANADA- Në Hamilton, Ontario, qindra protestues u mblodhën duke rrethuarkryeministrin kanadez Justin Trudeau mes thirrjev...
Bota
25 Janar 2023, 19:25
a.l
Rumen Radev
BULLGARI- Presidenti bullgar Rumen Radev, pas propozimit të seancës së djeshme të Këshillit të Sigurimit p&e...
Bota
25 Janar 2023, 19:14
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një nënë u shpërtheu në lot teksa kërkonte informacione për vrasjen e djalit t&eum...
Bota
25 Janar 2023, 19:04
a.l
Antonio Panzeri
ITALI- Ndërkohë që drejtësia italiane kishte pranuar ekstradimin në Belgjikë të gruas dhe vajzës s&...