Bota

Merr fund pezullimi 2-vjeçar, Donald Trump do t’i lejohet të kthehet në FB dhe Instagram

Trump u pezullua nga rrjeti Facebook më 7 janar, një ditë pas tranzirave vdekjeprurëse në ndërtesën e kongresit.

26 Janar 2023, 07:40 Nga A.B
Merr fund pezullimi 2-vjeçar, Donald Trump do t’i lejohet të
Trump

SHBA- Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social Facebook, ka zhbllokuar llogarinë personale të ish-Presidentit Donald Trump pas një pezullimi prej dy vitesh pas trazirave të 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan. Kompania tha në një postim se po shton “masa të reja” për ata që kanë shkelur rregullat e rrjetit Facebook në të kaluarën.

“Në rast se zoti Trump poston mesazhe të tjera me përmbajtje që bien ndesh me rregulloren, postimi i tij do të hiqet dhe ai do të pezullohet nga rrjeti për një periudhë një mujore deri në dy vjet, në varësi të shkeljes”, tha kompania Meta me qendër në Menlo Park të Kalifornisë.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, ‘Truth Social’, Trump kritikoi vendimin e rrjetit Facebook për ngrirjen e llogarisë së tij ndërsa vlerësoi rrjetin e tij.

“FACEBOOK, që ka humbur një vlerë prej disa miliarda dollarësh që kur pezulloi Presidentin tuaj të preferuar, mua, sapo ka njoftuar se po zhbllokon llogarinë time. Një gjë e tillë nuk duhet t’i ndodhë më kurrë një presidenti në detyrë, apo kujtdo tjetër që nuk e meriton ndëshkimin!”, shkroi zoti Trump.

Ai u pezullua nga rrjeti Facebook më 7 janar, një ditë pas tranzirave vdekjeprurëse në ndërtesën e kongresit. Kompanitë e tjera të mediave sociale gjithashtu e përjashtuan zotin Trump nga platformat e tyre, megjithëse rrjeti Twitter e zhbllokoi llogarinë e tij pas blejres së kompanisë nga miliarderi Elon Musk. Që nga ajo kohë Trump nuk ka postuar në rrjetin Twitter.

donald trump

Sondazh

Poll