Bota

'Jep dorëheqjen'/ VIDEOT që po bëhen virale, presidenti kanadez rrethohet nga protestuesit

Në videot e postuara në rrjetet sociale, protestuesit mund të shihen duke valëvitur flamuj dhe duke bërtitur “jep dorëheqjen!”.

25 Janar 2023, 19:37 Nga a.l
'Jep dorëheqjen'/ VIDEOT që po bëhen virale, presidenti
Protesta në Kanada

KANADA- Në Hamilton, Ontario, qindra protestues u mblodhën duke rrethuarkryeministrin kanadez Justin Trudeau mes thirrjeve për të dhënë dorëheqjen. Videot janë bërë virale kudo.  Trudeau dhe kabineti i tij kanë shkuar për të diskutuar planet e qeverisë gjatë asaj që ai ka pranuar se është një “kohë e vështirë” me një recesion të mundshëm në horizont dhe kanadezët në gjunjë nga inflacioni i lartë.

Në videot e postuara në rrjetet sociale, protestuesit mund të shihen duke valëvitur flamuj dhe duke bërtitur “jep dorëheqjen!”.

Në një nga videot, Trudeau shihet duke ecur në një rrugë kryesore të shoqëruar nga policia, ndërsa ndiqet nga protestuesit që mbanin në duar parulla kundër tij.

justin trudeau

Sondazh

Poll