Bota

Presidenti bullgar: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka filluar negociatat e anëtarësimit në BE

Presidenti bullgar tha gjithashtu një dekret të martën se vendi do të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 2 prill, pasi parlamenti i 48-të nuk arriti të formonte një qeveri.

25 Janar 2023, 19:25 Nga a.l
Presidenti bullgar: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka filluar negociatat e
Rumen Radev

BULLGARI- Presidenti bullgar Rumen Radev, pas propozimit të seancës së djeshme të Këshillit të Sigurimit për ndalimin e hyrjes së shtetasve bullgarë në vend, tha se do të aktivizohen të gjithë mekanizmat evropianë për t'i dhënë fund, siç thekson ai, kësaj urrejtjeje dhe histerie antibullgare, shkruajnë mediat e huaja. 

'Tani e kuptoni pse kam luftuar kaq shumë që të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë të mbrohen në Kushtetutën e Maqedonisë dhe kjo të jetë kusht i detyrueshëm për fillimin e negociatave. Maqedonia nuk i ka filluar as negociatat. Ende nuk e ka hapur derën e sallës ku zhvillohen këto negociata. Pres që institucionet e Maqedonisë të dëshmojnë jo vetëm se nuk janë pjesë e fushatës antibullgare, por kjo nuk mjafton më – është koha të dëshmojnë se po luftojnë aktivisht kundër kësaj fushate. Në rastin tonë, të jeni të sigurt se do të aktivizohen të gjithë mekanizmat evropianë për të ndalur këtë urrejtje dhe histeri antibullgare, tha Radev, në përgjigje të pyetjes së gazetarit', tha presidenti bullagar. 

Presidenti bullgar tha gjithashtu një dekret të martën se vendi do të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 2 prill, pasi parlamenti i 48-të nuk arriti të formonte një qeveri. Rumen Radev njoftoi se do të shpërndajë parlamentin nga 3 shkurti. Bullgaria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme për të pestën herë në dy vitet e fundit. 

rumen radev

Sondazh

Poll