Aktualitet

Dhunimi i gazetarit Hila, policia: Gruaja ndërhyri dhe e qëlluan

Autorët e ngjarjes, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, sipas policisë janë shpallur në kërkim. 

25 Janar 2023, 19:49 Nga F.M
Dhunimi i gazetarit Hila, policia: Gruaja ndërhyri dhe e qëlluan
Elvis Hila

LEZHË- Policia e Lezhës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me dhunimin e gazetarit Elvis Hila. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në Lezhë. Autorët e ngjarjes, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, sipas policisë janë shpallur në kërkim. 

Njoftimi i policisë Lezhë. Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati. Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

elvis hila dhunohet elvis hila

Sondazh

Poll