Aktualitet

11 raste të reja me COVID-19, MSH: 3 pacientë po marrin trajtim në spital

Nga 464 raste të reja janë shënuar 4 raste në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Vlorë, Sarandë. 

25 Janar 2023, 18:01 Nga k.m.
11 raste të reja me COVID-19, MSH: 3 pacientë po marrin trajtim
Foto ilustruese

TIRANË- 11 raste të reja janë shënuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 464 raste të reja janë shënuar 4 raste në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Vlorë, Sarandë. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Në 24 orët e fundit janë kryer 464 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID 19, 11 qytetarë, në Bashkitë: 4 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Himarë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Vlorë, Sarandë. Janë 142 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 26 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,458 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 26
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 464

Testime totale 2,028,873
Raste pozitive 333,196
Raste të shëruara 329,458
Raste Aktive 142
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 109
Fier 13
Vlorë 10
Lezhë. 3
Korçë. 2
Gjirokastër. 2
Berat. 1
Shkodër 1
Durrës. 1

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll