Aktualitet

Inskenuan një aksident për të trafikuar drogën/ Arrestohet i riu shqiptar dhe 2 grekët, çfarë u gjet në banesën e tyre

Shqiptari ishte në rolin e pasagjerit në kamion dhe po drejtonte shoferin e panjohur për të arritur në një pikë ku prisnin dy të tjerët.

25 Janar 2023, 17:55 Nga a.l
Inskenuan një aksident për të trafikuar drogën/ Arrestohet i
Drogë në Greqi

GREQI- Një shqiptar dhe dy grekë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi tentuan të transportonin një sasi lëndë nartkotike e dyshuar kanabis. Mediat vendase raportojnë se për të kryer 'misionin' pas rënë në prangat e policisë kanë inskenuar një aksident duke thyer mjetin e tyre dhe e ngarkuan në një vinç të ndihmës në rrugë. Ndërsa makina ishte lidhur në mjetin e madh të ndihmës rrugore, efektivët e policisë së Drejtorisë së Drogës Heraklion, të cilët tashmë po ndiqnin një të njohur të vjetër të të treve, kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar kamionin.

Ata ulën mjetin, e kontrolluan tërësisht dhe zbuluan drogën e fshehur dhe të paketuar. Shqiptari ishte në rolin e pasagjerit në kamion dhe po drejtonte shoferin e panjohur për të arritur në një pikë ku prisnin dy të tjerët. Objektivi kryesor i policisë ka qenë 31-vjeçari Kretan, për të cilin kishte informacione për trafik droge, për këtë arsye ka pasur përgjime, e cila ka sjellë në prangat e Policisë dy të tjerët.

Gjatë kontrollit, shtetasit 31-vjeçar i gjetën brenda automjetit dhe sekuestruan 12 kilogramë e 840 gramë kanabis. Në banesën e shtetasit 31-vjeçar u krye kontrolli, ku u gjetën dhe u konfiskuan: 449.2 gram kanabis,
36 fishekë, 4 celulare dhe peshore precize. Gjithashtu është konfiskuar edhe një veturë e ISHP-së si mjet për kryerjen e veprave penale./ Dosja.al

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll