Aktualitet

U dhunua në Tiranë dhe ra në koma, Joy lë Traumën dhe kthehet në Kenia

Këtë mesditë, ajo la spitalin në Tiranë dhe me avion u nis bashkë me familje për të zbritur në aeroportin Wilson.

25 Janar 2023, 17:16 Nga F.M
U dhunua në Tiranë dhe ra në koma, Joy lë Traumën dhe
Joy Aoko

TIRANË- Joy Aoko, e reja nga Kenia e cila prej muajsh ndodhet në gjendje kritike pas dhunës barbare që iu pësoi në Tiranë, është nisur sot drejt vendlindjes. Lajmi u bë me dije nga ministria e Jashtme e Kenias, e cila njoftoi kthimin e së resë në atdhe, pas muajsh trajtimi në spitalin e Traumës. Por këtë mesditë, ajo la spitalin në Tiranë dhe me avion u nis bashkë me familje për të zbritur në aeroportin Wilson.

Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte.

Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë. E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s'ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.

joy aoko spitali i traumes

Sondazh

Poll