Bota

Lufta në Ukrainë/ Zelenskyy falenderon për "Leopardët", por i shqetësuar...

Duke folur për Sky News, presidenti ukrainas falënderoi aleatët në mbarë botën për mbështetjen e tyre të vazhdueshme pasi Rusia pushtoi vendin e tij.

25 Janar 2023, 18:04 Nga k.m.
Lufta në Ukrainë/ Zelenskyy falenderon për
Volodymyr Zelenskyy

KIEV- I lumtur me vendimin e Gjermanisë për të "zhbllokuar" dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë, u shfaq presidenti Volodymyr Zelenskyy, ndërsa shprehu shqetësimin për sasinë dhe kohën e dorëzimit të tyre. Duke folur për Sky News, presidenti ukrainas falënderoi aleatët në mbarë botën për mbështetjen e tyre të vazhdueshme pasi Rusia pushtoi vendin e tij.

“Unë do të doja të falënderoja Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për marrjen e këtij vendimi për Leopardët. Në përgjithësi, i jam shumë mirënjohës botës për mbështetjen ndaj Ukrainës. Por sinqerisht, numri i tankeve dhe koha e dorëzimit në Ukrainë është kritike,"-tha ai.

Vërejtjet e Presidentit Zelenskyy erdhën pasi Gjermania konfirmoi se do të dërgonte tanke Leopard 2 në Kiev dhe autorizoi vendet partnere për të bërë të njëjtën gjë - pavarësisht kërcënimeve nga Rusia. Pas deklaratave të Olaf Scholz, i cili "vulosi" vendimin për dërgimin e Leopardit në Kiev, Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, sqaroi se vendi i tij do të furnizojë tanket në Kiev në 3-4 muaj më parë.

Lëvizja do të thotë që vendet e tjera që kanë rezerva të tankeve, të cilat ndjekin standardet e NATO-s, tani mund të furnizojnë Kievin me to. Tashmë, Norvegjia, Spanja, Finlanda, Holanda dhe Poloniakanë shprehur gatishmërinë e tyre për të dërguar Leopard në Kiev.

Dje, Moska paralajmëroi Berlinin se dërgimi i tankeve "nuk do të jetë i mirë për marrëdhëniet e ardhshme" dhe i tha SHBA-së se nëse miraton një veprim të tillë, do të ishte një "provokim i hapur".

volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll