Bota

Sulm me thikë në stacionin e trenit në Gjermani! Vdesin 2 persona, plagosen disa të tjerë, i riu godet edhe veten

Ministria e Brendshme e shtetit të Schleswig-Holstein, në kufirin danez, tha se i dyshuari u arrestua në një stacion treni në fshatin Brokstedt.

25 Janar 2023, 18:37 Nga k.m.
Sulm me thikë në stacionin e trenit në Gjermani! Vdesin 2
Foto ilustruese

GJERMANI- Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm me thikë të mërkurën në një tren rajonal që udhëtonte midis Kielit dhe Hamburgut në Gjermaninë veriore, shkruajnë mediat e huaja. Ministria e Brendshme e shtetit të Schleswig-Holstein, në kufirin danez, tha se i dyshuari u arrestua në një stacion treni në fshatin Brokstedt.

"Policia federale dhe ajo e shtetit po punojnë ngushtë së bashku për të hetuar këtë rast,"- tha në një deklaratë ministrja e brendshme e shtetit Sabine Suettelin-Waack.

3 nga 7 pasagjerët e plagosur janë në gjendje të rëndë, ndërsa vrasësi me thikë goditi edhe veten. Sulmuesi, besohet të ketë ikur nga treni pasi ai u ndal në stacion dhe vazhdoi të godiste me thikë njerëzit në platformë përpara se të sulmohej nga oficerët e policisë.  Sipas Bild, vrasësi me thikë nuk është identifikuar, por ai besohet të jetë një refugjat palestinez nga Gaza.

Sulmuesi aktualisht ndodhet në spital dhe me vete kishte me vete një leje qëndrimi të përkohshëm gjatë sulmit. Policia po heton në stacionin e trenit në Brokstedt, dhe si pasojë disa shërbime midis dy qyteteve ishin anuluar.

brokstedt hamburg

Sondazh

Poll