Bota

I dha hua identitetin e tij bosit të 'Cosa Nostras'/ Andrea Bonafede 'kyç' gojën para hetuesëve, nuk pranon të rrëfehet

Marrja në pyetje u bë në burgun e Palermos të Pigliarelli ku ndodhet i burgosur. 

25 Janar 2023, 16:41 Nga a.l
I dha hua identitetin e tij bosit të 'Cosa Nostras'/ Andrea
Matteo Messina Denaro dhe Andrea Bonafede

ITALI- Topografi Andrea Bonafede i cili u arrestua disa ditë më parë pasi u zbulua se kishte bashkëpunuar me bosin italian të 'Cosa Nostra' Matteo Messina Denaro, duke i dhënë hua identitetin e tij, nuk ka pranuar të rrëfehet për gjyqtarit hetues dhe prokurorit Piero Padova, shkruajnë mediat e huaja. 

Marrja në pyetje u bë në burgun e Palermos të Pigliarelli ku ndodhet i burgosur. "E gjeta mirë. Ne presim përfundimin e hetimeve", tha avokati Aurelio Passante, avokati i Bonafede, në daljen nga burgu. Bonafede u arrestua të hënën për shoqërim mafioz. 

Si u arrestua bosi i 'Cosa-Nostras'? 

Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992. Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro  mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra. Ai thuhet se ishte i mbrojturi i Totò Riina, kreut i klanit Corleone, i cili u arrestua në vitin 1993 pas 23 vitesh në arrati. Edhe arrestimi i Denaro është bërë në të njëjtën datë. Por edhe pse në arrati, aktiviteti i Denaro vazhdonte ku mendohet se ai jepte urdhra vartësve të tij nga vende sekrete për ekzekutime dhe trafiqe./Dosja.al

matteo messina denaro

Sondazh

Poll