Bota

Presidenti turk Erdogan anulon vizitën në Berlin dhe takimin me kancelarin Scholz, shkak diskutimet për fushatën zgjedhore

Erdogan dëshiron të çojë përpara zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi, të planifikuara fillimisht për në qershor, në 14 maj.

25 Janar 2023, 17:02 Nga a.l
Presidenti turk Erdogan anulon vizitën në Berlin dhe takimin me
Rexhep Tajip Erdogan dhe Olaf Scholz

TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka anuluar vizitën e tij në Berlin dhe takimin me kancelarin Olaf Scholz.Këshilltari i politikës së jashtme të kancelarit, Jens Plötner dhe këshilltari i Erdoganit, Ibrahim Kalin raportohte se nuk kanë rënë dakord për temat dhe kohën e takimit. Gjatë vizitës, pala gjermane donte të kritikonte publikisht paraqitjen e deputetit të AKP-së Mustafa Acikgöz në fushatën zgjedhore në Neuss. Erdogan dëshiron të çojë përpara zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi, të planifikuara fillimisht për në qershor, në 14 maj, shkruajnë mediat e huaja. 

Ndër të tjera, Acikgöz kishte bërë thirrje për "asgjësimin" e mbështetësve të PKK-së dhe lëvizjes Gylen në një xhami në Neuss pranë ultra-nacionalistëve. Erdogan fajëson këtë të fundit për një përpjekje të dështuar për grusht shteti në korrik 2016. Planet e Erdoganit në Berlin çuan në spekulime se ai mund ta përdorte vizitën për një paraqitje në fushatën zgjedhore. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me këtë të hënën: "Nuk kam informacion, por ka pasur thashetheme në këtë drejtim"./Dosja.al

rexhep tajip erdogan olaf scholz

Sondazh

Poll