25 Janar 2023, 16:46
Nga k.m.
Foto ilustruese
FINLANDË- Ministria e Mbrojtjes së Finlandës ka lëshuar licencën e parë komerciale të eksportit të materialeve ushtarake për Turqinë, që nga viti 2019. Kjo ka qenë një prej kërkesave kyçe të paraqitura nga Ankaraja, për të miratuar aplikimin e Helsinkit për anëtarësim në NATO.
Riikka Pitkanen, këshilltare e posaçme në këtë ministri, tha për Afp-në se licenca e eksporteve është e përqendruar në çelik, që mund të përdoret për blinda.
Finlanda kishte pezulluar licencat e reja për eksportet ushtarake për Turqinë në tetor të vitit 2019, për shkak të operacioneve ushtarake të Ankarasë në Siri.
“Që nga tetori i vitit 2019, asnjë licencë për eksporte komerciale nuk i është lëshuar Turqisë,”- tha Pitkanen.
Rinisja e lëshimit të licencave për eksportet ushtarake ishte një prej kushteve të vendosura nga Ankaraja për t’i dhënë dritën e gjelbër Finlandës dhe Suedisë që të anëtarësohen në NATO. Shtatorin e kaluar, autoritetet suedeze hoqën ndalesën për eksportet ushtarake për Turqinë. Njoftimi vjen pasi Ankaraja të martën shtyu bisedimet për anëtarësim në NATO me Suedinë dhe Finlandën, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dënoi Stokholmin pas disa protestave, përfshirë edhe një ku u dogj Kurani, libri i shenjtë i myslimanëve./REL
riikka pitkanen finlande
Bota
25 Janar 2023, 16:43
k.m.
Foto ilustruese
Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoninë e Veriut, kanë intensifikuar thirrjet drejtuar partive po...
Bota
25 Janar 2023, 16:27
a.l
Debati në parlament
GREQI- Parlamenti grek ka pranuar kërkesën e presidentit të SYRIZA-s Aleksis Cipras për mocionin e mosbesimit ...
Bota
25 Janar 2023, 16:14
a.l
Matteo Messina Denaro
ITALI- Arrestimi i Matteo Messina Denaros , bosit të mafias famëkeqe 'Cosa Nostra' në Itali është kthyer n&e...
Bota
25 Janar 2023, 16:25
Mirosllav Lajçak
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mbrëm...
Bota
25 Janar 2023, 16:01
a.l
Moti në Kosovë
KOSOVË- Moti i keq në Kosovë ka shkaktuar një sërë dëmesh materiale, ku si pasojë e reshje...
Bota
25 Janar 2023, 16:00
I.A
Vjosa Osmani
ITALI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për të përditshmen italiane “Corriere del...
Bota
25 Janar 2023, 15:56
a.l
Amazon
BRITANI- Punëtorët e magazinës Amazon kanë nisur sot grevën në Britani për shkak të një mosmarr&eu...
Bota
25 Janar 2023, 15:54
I.A
protesta ne Iran
IRAN- Të paktën 60 të burgosur janë ekzekutuar nga regjimi klerikal brenda një muaji, nga 22 dhjetori 2022 deri m...
Bota
25 Janar 2023, 15:50
I.A
McDonald’s
KAZAKISTAN- Një grup adoleshentësh janë parë duke qëndruar jashtë objektit të tyre të preferuar p...
Bota
25 Janar 2023, 15:44
I.A
Leopard 2
UKRAINË- Dërgesat perëndimore të Leopard 2-shit mund t’i ndihmojnë Ukrainës të pajiset me municionet e n...