Sport

"Kimio terapia ma theu trupin nga brenda, operacioni nga jashtë", Sébastien Haller rrëfen luftën e tij kundër kancerit...

Gjatë një interviste me të përditshmen L'Équipe të mërkurën, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë iu rikthye luftës së tij kundër kancerit të testikujve, të zbuluar në korrik, dhe rikthimit të tij për të luajtur të dielën e kaluar me Dortmund kundër Augsburgut.

25 Janar 2023, 14:36 Nga DOSJA

"Kimio terapia ma theu trupin nga brenda, operacioni nga jashtë",

GJERMANI - E diela e kaluar ishte dita e parë e pjesës tjetër të jetës së tij. Të një jete të re. Pas disa muajsh luftë kundër kancerit të testikujve të zbuluar korrikun e kaluar, Sébastien Haller është bërë sërish futbollist. Duke hyrë në lojë në minutën e 62-të, nën ovacionet e 82.000 shikuesve në Westfalenstadion, të shitur për këtë rast, sulmuesi i Borussia Dortmund mori pjesë në fitoren (4-3) ndaj Augsburgut. Në këmbët e tij një palë këpucë që shkruanin "F*ck kancer". 

Në fund të ndeshjes, atij iu bashkuan në fushë edhe tre fëmijët e tij. Nëse ai nuk shënoi për rikthimin e tij, a është fitorja e tij personale më e fortë, më e rëndësishme? Thelbësore.

Është kjo luftë, muajt e tij në ferr, të cilën ai e tregoi këtë të mërkurë në një intervistë për të përditshmen L'Équipe. Një intervistë prekëse, ku sulmuesi ndërkombëtar i Bregut të Fildishtë nuk fsheh asgjë. Nga simptomat e tij të para, kur ishte me kombëtaren e Bregut të Fildishtë deri te shërimi, momente dyshimi, por jo frike.

Ai beson se dy operacionet dhe katër seancat pesëditore të kimioterapisë, ndikuan për mirë te ai. “Kimio ma theu trupin nga brenda, operacioni nga jashtë. Pas kimioterapisë, edhe pse ndihesh shumë mirë, vërtet nga jashtë dukesh i sëmurë, ke sy të zhytur, nuk ke më flokë, buzë të zeza... Dhe ditët e para, për shkak të kataterit në fyt, kisha zërin e një djali, i cili ishte ftohur. Ishte e çuditshme (buzëqesh)”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sébastien Haller (@sebastien.haller)

Pa ndjerë kurrë keqardhje për veten e tij, qoftë edhe me një nuancë humori që përshkon gjatë gjithë intervistës, ai thotë se këndvështrimi i të tjerëve ndryshon, se ai është i vetëdijshëm që provokon keqardhjen e të tjerëve. “Dëshiron të tregosh se gjithçka është në rregull, por tek njerëzit ka një lloj keqardhjeje, nuk e di, që të tregon se je i sëmurë. Në fakt, është mirë! Mos u shqetëso (qesh)! Nuk është e keqe, njerëzit janë të dhembshur dhe e kuptoj këtë. Nuk ndodh shpesh që një futbollist të sëmuret nga kanceri”.

Prania e familjes së tij, miqve të tij dhe Tanguy Fleury, trajnerit të tij fizik me të cilin ai po konkurron në një gjysmë maratonë, ishte thelbësore për muajt e tij të gjatë të riaftësimit. Gjatë kësaj eksperience që e ndryshoi atë. “Në sëmundje ka momente që i bashkon njerëzit, ndjehesh mirë. Dhe ne hapemi. Nuk jemi të gjithë njësoj, nuk kemi më të njëjtën histori, të njëjtën mënyrë për t'u përballur me testet. Ka kaq shumë për të përjetuar dhe të shijojnë edhe më shumë kur i kaloni të gjitha”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll