Art&Argëtim

VIDEO- 'Mbylle gojën', publikohet sherri mes Shakirës dhe ish-vjehrrës, nëna e Pique i shtrëngon faqen

Ish-vjehrra i shtrëngon Shakirës faqen e majtë dhe më pas i bën shenjë që të heshtë.

25 Janar 2023, 13:27 Nga A.B
VIDEO- 'Mbylle gojën', publikohet sherri mes Shakirës dhe
Shakira dhe nena e Pique

BARCELONË- Ndarja mes Shakira-s dhe Gerard Pique-s ka gati 1 vit që po komentohet ndërsa në dritë po dalin ende detaje të reja. E së fundmi në rrjetet sociale është bërë virale një video e vjetër në të cilën shihet nëna e ish-futbollistit duke bërë një gjest ndaj Shakirës.

Në video shihet se të dyja po flasin po flasin pranë Piques dhe në një moment të bisedës, ish-vjehrra i shtrëngon Shakirës faqen e majtë dhe më pas i bën shenjë që të heshtë.

Reagimi i Shakirës nuk mund të shihet pasi ajo ishte kthyer me shpinë nga kamera që regjistroi ngjarjen, por nuk do të dukej si një bisedë miqësore, pasi Monserrat Bernabeu bën gjeste me duar dhe fytyra e saj nuk tregon se po bënte shaka.

Pique shihet se as që po i kushton rëndësi asaj që po ndodh dhe flet me një njeri që është aty pranë.

Burimi: Marca.com

shakira gerard pique

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 25 Janar 2023, 13:09 k.m.

Anulohet filmi për jetën e Madonna-s

Madonna SHBA- Filmi biografik i shumëpritur i ekranit të madh për jetën e mbretëreshës së popit Madonna, i drejtuar nga ...