Art&Argëtim

Anulohet filmi për jetën e Madonna-s

Sipas raportimeve, vendimi për anulimin e filmit është marrë në fund të vitit 2022.

25 Janar 2023, 13:09 Nga k.m.
Anulohet filmi për jetën e Madonna-s
Madonna

SHBA- Filmi biografik i shumëpritur i ekranit të madh për jetën e mbretëreshës së popit Madonna, i drejtuar nga ajo dhe aktorja kryesore Julia Garner, është anuluar pasi u njoftua turneu botëror i këngëtares. Filmi, i cili ishte në zhvillim që nga viti 2020 nga Universal Pictures, u titullua paraprakisht "Little Sparrow-Harabeli i vogël".

Sipas një raporti në Variety, Universal u tërhoq pasi Madonna njoftoi turneun e saj. Veçanërisht, biletat për koncertet e saj në Nju Jork, Paris dhe Londër u shitën brenda pak minutash.

Megjithatë, burimet i thanë The Hollywood Reporter se anulimi i filmit u vendos në fund të vitit të kaluar. Por deri më tani vetë ata nuk kanë dalë me një vendim zyrtar. 

madonna

Sondazh

Poll