Art&Argëtim

Blendi Fevziu: Të ishte për sistemin komunist do isha mësues letërsie në Pukë

Fevziu përpiqet ta imagjinojë veten edhe në një profesion tjetër, të përcaktuar nga regjimi.

24 Janar 2023, 23:51 Nga F.M
Blendi Fevziu: Të ishte për sistemin komunist do isha mësues
Blendi Fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka treguar se koha kur ai ndoqi ëndrrën ishte me rënien e sistemit komunist, të cilin e ka përshkruar më së miri në librin e tij, “Enver Hoxha”. Në një rrëfim për “Rudina” në Tv Klan, Fevziu përpiqet ta imagjinojë veten edhe në një profesion tjetër, të përcaktuar nga regjimi. Ai thotë se po të mos kishte ardhur demokracia e të ishim ende në të njëjtin regjim, do të vijonte të ishte mësues letërsie. 

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Në atë sistem nuk vendosje ti, të vendosnin ata. Unë kisha pasion letërsinë, më pëlqente letërsia.

Rudina Magjistari: Nëse sistemet nuk do kishin ndryshuar, çfarë do bëje ti?

Blendi Fevziu: Do isha mësues letërsie në Iballë të Pukës, aty më hodhën ditën e fundit.

Rudina Magjistari: Po mirë, do ishe përpjekur me miqësi, me njohje, me një gjë diku do kishe dalë.

Blendi Fevziu: Po nuk e di tani me çfarë, atëherë çfarë duhet të isha? Normalisht duhet të isha mësues letërsie në Iballë të Pukës, mund të isha në burg, nuk e di.

Rudina Magjistari: Do synoje Tiranën, s’besoj që do rrije atje.

Blendi Fevziu: Kjo nuk varej nga unë, prapë kjo varej nga shteti.

Rudina Magjistari: Do synoje një transferim në Tiranë.

Blendi Fevziu: Kjo nuk varej fare nga aftësia personale, kishte gjëra që ai sistem i kishte të ndara.

blendi fevziu

Sondazh

Poll