Art&Argëtim

FOTO- Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë

Paris dhe Carter u martuan në nëntor 2021 dhe kanë qenë të hapur për planet e tyre për të bërë IVF për të krijuar një familje

25 Janar 2023, 07:19 Nga A.B
FOTO- Paris Hilton bëhet nënë për herë të
Paris Hilton

SHBA- Paris Hilton bëhet nënë! Trashëgimtarja zbuloi se ajo dhe bashkëshorti Carter Rim mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë përmes një surrogate.

Duke postuar një foto të ëmbël në Instagram ku shihet duke mbajtur për dore të porsalindurin, ajo ka shkruar: “Të duam shumë”.

Hilton, 41, konfirmoi gjithashtu lajmin për People, duke thënë: “Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që Carter dhe unë e gjetëm njëri-tjetrin. Jemi shumë të emocionuar që fillojmë familjen tonë së bashku dhe zemrat tona janë plot dashuri për djalin tonë të vogël”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Paris, nuk zbuloi se kur erdhi në jetë fëmija apo emrin e tij. Në dhjetor, Paris Hilton foli me gjëegjëza në Instagram: “Kam një sekret që do të heqë internetin. Diçka po vjen..."

Paris dhe Carter u martuan në nëntor 2021 dhe kanë qenë të hapur për planet e tyre për të bërë IVF për të krijuar një familje

paris hilton

Sondazh

Poll