Art&Argëtim

Veshi kokën e luanit të rremë! 'Zhurmë' për pamjen e Kylie Jenner, komentet: Mizori ndaj kafshëve

Postimi i saj i lejoi miliona ndjekësve të saj të shprehnin shqetësimin e tyre për zgjedhjen e kokës së luanit nga Jenner.

24 Janar 2023, 07:44 Nga A.B
Veshi kokën e luanit të rremë! 'Zhurmë' për
Kylie Jener

SHBA- Kylie Jenner pëlqen të tërheqë “sytë” e paparacëve në çdo paraqitje, por këtë herë fansat e saj janë revoltuar me zgjedhjen e saj. Miliarderja u shfaq në një sfilatë mode në Javën e Modës në Paris, e veshur me një fustan të zi prej kadifeje.

Megjithatë, fustani ishte gjëja e fundit për të cilën u fol për sa i përket look-ut të saj. Koka e një luani, në fustanin e 25-vjeçares, ishte ajo që zgjoi interesin e të gjithëve. Koka e rreme e një luani mbuloi anën e djathtë të Kylie Jenner, e cila buzëqeshi dhe pozoi para kamerës.

Nëpërmjet profilit të saj në Instagram, Jenner ka postuar disa nga fotot nga koleksioni i modës së lartë Pranverë-Verë 2023 për shtëpinë e Schiaparelli.

Veshi kokën e luanit të rremë! 'Zhurmë' për

Mirëpo, këtë herë ajo mori një “valë” zemërimi në komente. Postimi i saj i lejoi miliona ndjekësve të saj të shprehnin shqetësimin e tyre për zgjedhjen e kokës së luanit nga Jenner, ku shumica e akuzuan atë për promovimin e mizorisë së kafshëve. 

“Po promovoni mizori ndaj kafshëve”, “Kaq gabim duket”, “Është gabimi juaj më i madh” shkruajnë në komentet poshtë postimit.

Veshi kokën e luanit të rremë! 'Zhurmë' për

kylie jenner

Sondazh

Poll