Art&Argëtim

Beyonce/ Koncerti i fundit në Dubai që ndau fansat e saj

Pavarësisht ndalimit të rreptë të përdorimit të telefonave celularë dhe kamerave, pamjet e koncertit prej 1500 personash rrodhën dhe vërshuan internetin.

24 Janar 2023, 13:50 Nga I.A
Beyonce/ Koncerti i fundit në Dubai që ndau fansat e saj
Beyoncé

DUBAI- Beyoncé u kthye në skenë për performancën e saj të parë live në pesë vjet, por jo të gjithë u emocionuan. Ylli i famshëm i R&B u bë kryefjalë për koncertin privat që dha në Dubai të shtunën, më 21 janar, për të shënuar hapjen e hotelit luksoz Atlantis The Royal. Pavarësisht ndalimit të rreptë të përdorimit të telefonave celularë dhe kamerave, pamjet e koncertit prej 1500 personash rrodhën dhe vërshuan internetin.

Këngëtarja ishte në skenë për 90 minuta, para se t'ua dorëzonte stafetën yjeve si Kendall Jenner, Liam Payne, Halle Bailey dhe bashkëshortit të saj, Jay–Z. Në fakt, asaj iu bashkua në skenë për pak kohë vajza e saj, Blue–Ivy. Shumë u emocionuan kur panë “Queen B” sërish në skenë. Megjithatë, të shumtë ishin edhe ata që ishin të pakënaqur për vendimin e saj për t'i thënë "po" propozimit që erdhi nga një vend që shkel të drejtat e njerëzve dhe komunitetit LGBTQ+.

Albumi i saj i fundit, Renaissance (ajo nuk këndoi asnjë këngë në këtë album), vlerësohet si një "haraç" për "kulturën e zezë" dhe lavdërohet për frymëzimin e tij nga njerëzit LGBTQ+. Ajo i bën homazh muzikës së kërcimit që doli nga komuniteti homoseksual dhe i referohet sallave të vallëzimit të Harlemit, Nju Jork, ku lulëzoi kultura afrikano-amerikane dhe LGBTQ+. Tani Beyonce, e cila ka miliona fansa, po përballet me reagime për paraqitjen në hotelin në Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për të cilën thuhet se fitoi 24 milionë dollarë (rreth 22 milionë euro).

Shumë pretendojnë se ajo nuk ka nevojë për paratë apo publicitetin negativ që kjo ka shkaktuar, ndërsa i gjithë debati filloi pas një Tweet që thoshte muajin e kaluar të gjithë ishin të shpejtë për të kritikuar lëvizjen investuese të David Beckham, futbollistit të parë të drejtpërdrejtë që mbwshteti homoseksualwt dhe tani po festojnë rikthimin e Beyonce-s me një koncert në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili kriminalizon homoseksualitetin.

Fansat e të dyjave janë ndarë pasi disa pretendojnë se Beckham ishte paguar për të promovuar Katarin pavarësisht abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe ligjeve anti-LGBTQ+ ndërsa Beyonce mbajti një koncert në hotel privat. Sigurisht, ishin të shumtë ata që argumentuan se të dy ishin paguar shumë për të bërë një "sy qorr" ndaj regjimit të vendit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

beyoncé

Sondazh

Poll