Art&Argëtim

Java e Modës në Paris/ Armina Mevlani komenton veshjet ekstreme me koka 'Luanësh': Horror, i kam mbajtur vetëm false

Kylie Jenner u vesh nga marka, me fustanin tashmë viral me kokën e një luani si aksesor.

23 Janar 2023, 21:52 Nga a.l
Java e Modës në Paris/ Armina Mevlani komenton veshjet ekstreme me
Armina Mevlani

TIRANË- Modelja dhe blogerja e njohur Armina Mevlani k akomentuar veshjet ekstreme të 'ajvës së Modës në Paris që u shfaqën sot në tapet të kuq, ku figura të njohura të showbizz ndërkombëtar u shfaqën te veshur me fustane të çuditshëm me aksesorë gjigandë koka luanësh e tigrash. Mevlani shprehet se kjo nuk është një formë e të bërit apo treguarit art në veshjet e dizajnuara pasi ka forma të tjera sesi mund të behët art dhe jo duke promovuar vrasjen e kafshëve. 

"Nuk e shoh një formë arti. Nëse do të ishin koka sintetike njerëzish nuk do dukej si një horror i vërtetë. Për mua edhe kjo ashtu është dhe nuk është vetëm për mua, nëse shkëputeni në Vogue UK apo faqja e Kylie ka një sulmim masiv në komente që të kujton eksaktëzisht punën e gjuetisë që është ilegale, sidomos për këto lloj kafshësh dhe nuk ka pse të bëhet kjo gjë brand ka shumë mundësi të tjera ku mund të bëhet art dhe të krijohet", tha Armina Mevlani. 

Shfaqja e fundit e "Javës së Modës në Paris" të Schiaparelli-t do të jetë një për t'u mbajtur mend, për më shumë se një arsye. Përveç vetë veshjeve, duket se të ftuarit ishin kujdesur për të rrëmbyer vëmendjen. Kylie Jenner dhe Doja Cat në veçanti. Kjo e fundit është më e komentuara për ‘look-un’ e saj, për të cilin janë dashur 4 orë kohë të realizohej. Gjithashtu pamja e Doja Cat përmban 30,000 kristale zvarovski. Nga ana tjetër edhe Kylie Jenner u vesh nga marka, me fustanin tashmë viral me kokën e një luani si aksesor.

armina mevlani

Sondazh

Poll