Bota

"I mbyllnin në dhomë e i lidhnin"/ Skandal në qendrën italiane, punonjësit abuzuan me 15 të sëmurë mendorë

Sipas mediave të huaja, viktimat e dhunës mbylleshin në dhomë dhe lidheshin me çarçaf në shtretër e karrige, poshtëroheshin, rriheshin, kërcënoheshin dhe ofendoheshin.

24 Janar 2023, 19:38 Nga k.m.
"I mbyllnin në dhomë e i lidhnin"/ Skandal në
Foto ilustruese

ITALI-Një operacion policor në Itali ka çuar në pranga 15 punonjës shëndetësorë që dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me 25 të sëmurë mendorë. Sipas mediave italiane, viktimat e dhunës mbylleshin në dhomë dhe lidheshin me çarçaf në shtretër e karrige, poshtëroheshin, rriheshin, kërcënoheshin dhe ofendoheshin.

"Xhelatët" e tyre shfrytëzuan moshën dhe paaftësinë e tyre të shtyrë. Viktimat e abuzimit janë 25 persona të cilët sipas hetuesve dyshohet se janë keqpërdorur nga të dyshuarit. Bëhet fjalë për pacientë që ndodhen në kushte paaftësie dhe/ose inferioriteti fizik ose mendor të shtruar në repartin e psikiatrisë femërore afatgjatë dhe janë të gjithë nga mosha 40 deri në 60 vjeç. Hetimi nisi verën e kaluar, por drejtuesit e saj nuk janë nën hetim.

itali

Sondazh

Poll