24 Janar 2023, 18:46
Nga k.m.
Pekka Haavisto
HELSINKI- Finlanda ka thënë të martën për herë të parë se është duke shqyrtuar mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë, pasi Ankaraja mund t’i vë bllokadë kësaj të fundit. Finlanda – e cila ndan një kufi prej 1.300 kilometrash me Rusinë – dhe Suedia, kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, duke iu dhënë fund politikave disavjeçare për mospërfshirje ushtarake.
“Ne duhet të vlerësojmë situatën, nëse ka ndodhur diçka që në periudhë afatgjatë do ta parandalojë Suedinë kah ecja përpara,”- ka thënë ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto për transmetuesin Yle.
Megjithatë, ai ka shtuar se është “shumë herët për të marrë qëndrime” dhe se aplikimi i përbashkët përbën “opsionin e parë”. Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom, u ka thënë mediave të martën se ai është “në kontakt me Finlandën, për të kuptuar saktësisht se çfarë po ndodh”.
Haavisto ka thënë më vonë, në një konferencë për media, se nuk dëshiron të “spekulojë” nëse Finlanda do të anëtarësohet e vetme, pasi “të dyja shtetet janë duke bërë përparim” dhe janë duke treguar përkushtim për anëtarësim të përbashkët.
Mirëpo, “natyrisht, diku në qoshe të mendjes, jemi duke menduar për botë të ndryshme ku disa shteteve do t’iu ndalohej përjetësisht anëtarësimi”, ka thënë ai.
Politikani danezo-suedez, i krahut të djathtë, Rasmus Paludan, i ka vënë flakën një kopjeje të Kuranit të shtunën, para Ambasadës së Turqisë në Stokholm, hap që ka zemëruar Ankaranë dhe shtetet myslimane në gjithë botën.
“Suedia nuk duhet të presë mbështetjen tonë për NATO,”- ka thënë më pas presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Liderët suedezë kanë dënuar djegien e Kuranit, mirëpo e kanë mbrojtur të drejtën shtetërore për liri të shprehjes./REL
pekka haavisto
Bota
24 Janar 2023, 18:38
k.m.
Valentina Trespalacio
KOLUMBI- Trupi i Valentina Trespalacios, 23 vjeç, u gjet brenda bagazhit në Fontibon, Bogota, më 22 ...
Bota
24 Janar 2023, 18:20
a.l
Mike Pence
SHBA- Rreth një duzinë dokumente të shënuara si të klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e ish-...
Bota
24 Janar 2023, 18:22
k.m.
Jens Stoltenberg dhe Boris Pistorius
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha të martën se nuk kishte përçarje midis vende ...
Bota
24 Janar 2023, 18:10
a.l
Tank
UKRAINË- Polonia ka kërkuar zyrtarisht leje nga Gjermania për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë. Ministri ...
Bota
24 Janar 2023, 18:03
a.l
Shembet ndërtesa në Indi
INDI- Tetë persona dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja pasi një ndërtesë banim...
Bota
24 Janar 2023, 16:57
k.m.
Charles McGonigal
TIRANË- Zbulohen rastet e lobimit nga dosja e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është vën&eu...
Bota
24 Janar 2023, 16:43
a.l
Nenad Rashiç
KOSOVË- Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiç, konfirmoi se ka mar...
Bota
24 Janar 2023, 16:31
a.l
Christopher Hill
KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill ka thënë se fi...
Bota
24 Janar 2023, 16:28
a.l
Kaliforni
SHBA- Shtatë persona u vranë në dy sulme me armë, që besohet se janë të lidhura njëra me tjet...
Bota
24 Janar 2023, 16:17
a.l
Denys Shmyhal
UKRAINË- Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal ka deklaruar se, Ukraina ka burime të mjaftueshme për të vazhduar dhe...