Bota

4 rastet kur u ndërhy nga McGonigal për llogari të qeverisë shqiptare, 2017-'18 ishin vitet e "goditjes"

Për 225 mijë euro, ai ka ndërhyrë për të lobuar për disa raste të ndara; dy në 2017 dhe dy të tjera në vitin 2018. Sipas dosjes, më 18 nëntor 2017, McGonigal dhe 'personi A' kanë udhëtuar me avion nga Austria në Shqipëri.

24 Janar 2023, 16:57 Nga k.m.
4 rastet kur u ndërhy nga McGonigal për llogari të qeverisë
Charles McGonigal

TIRANË- Zbulohen rastet e lobimit nga dosja e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është vënë nën akuzë nga drejtësia amerikane që i ka nxjerrë zbuluar dhe takimet me kreun e qeverisë shqiptare. Për 225 mijë euro, ai ka ndërhyrë për të lobuar për disa raste të ndara; dy në 2017 dhe dy të tjera në vitin 2018. Sipas dosjes, më 18 nëntor 2017, McGonigal dhe 'personi A' kanë udhëtuar me avion nga Austria në Shqipëri. Më 26 shkurt 2018, FBI-NY hapi zyrtarisht një hetim penal, ku u përqendrua tek lobisti, i cili është qytetar amerikan. Hetimet u hapën me "shtyrje" nga vetë McGonigal.

PJESË NGA DOSJA:

Më 18 nëntor 2017, pas intervistimit, i pandehuri McGonigal dhe personi A kanë udhëtuar me avion nga Austria në Shqipëri, ku janë takuar sërish me të njëjtin biznesmen dhe politikan shqiptar, këtë herë pa pjesëmarrjen e prokurorit të Departamentit të Drejtësisë.

Biznesmeni dhe politikani shqiptar diskutuan mundësitë e biznesit me të pandehurin McGonigal dhe Personin A.

Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi Departamentin e Drejtësis dhe prokurorin e përmendur më lart, për një hetim të ri të mundshëm penal që përfshin një shtetas amerikan, i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare e ndryshme nga ajo në të cilën ishte anëtar kryeministri (opozita). Një ditë më parë, ai mori informacion nga Personi B në lidhje me qytetarin lobist amerikan.

Më 4 janar 2018, i pandehuri McGonigal mori informacionin në lidhje me qytetarin amerikan që ishte lobisit dhe e kishte origjinën nga Personi A, dhe ai ia përcolli informacionin një agjenti tjetër special të FBI NY-të nesërmen.

Më 26 shkurt 2018, FBI-NY hapi zyrtarisht një hetim penal u përqendrua në lobistin qytetar amerikan me kërkesën e të pandehurit McGonigal dhe me udhëzimin e tij. Personi A u identifikua më vonë nga FBI-NY si një burim njerëzor konfidencial që e mbështet hetimin dhe Personi A i dha informacion FBI-NY gjatë hetimit. Personi B më vonë ndihmoi në lehtësimin e një takimi midis FBI-NY dhe dëshmitarëve të vendosur në Evropë duke paguar shpenzimet e udhëtimeve të dëshmitarëve. 

Dosja e plotë e FBI-së rendit shkeljet e kryera nga ish-agjenti i FBI-së në New York, përfshirë këtu udhëtimet në Shqipëri dhe kontaktet me kryeministrin Edi Rama e persona të tjerë. Në dosje është përdorur një ‘fjalorth’ i vogël për të identifikuar të përfshirët. Më konkretisht: 'Personi A’ përfaqëson një shqiptar, të lindur në Shqipëri, por të natyralizuar si shtetas amerikan dhe banues në Nju Xhersi. ‘Personi A’ kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare disa dekada më parë. ‘Kompania A’ është një organizatë biznesi në Delaëare e regjistruar nga Personi A në janar 2018. ‘Personi B’ është shtetas shqiptar i punësuar në një konglomerat energjetik kinez. Personi B vepronte si këshilltar jozyrtar i Kryeministrit të Shqipërisë, duke mbajtur një llogari zyrtare emaili dhe pasaportë të qeverisë shqiptare dhe ishte një ish-zyrtar i lartë i qeverisë shqiptare. Personi A dhe personi B ishin miq dhe bashkëpunëtorë biznesi me njëri-tjetrin. ‘Personi C’ është shtetas i Bosnjë-Hercegovinës dhe këshilltar i një anëtari boshnjak të Presidencës. Personi C gjithashtu ka qenë ministër i mbrojtjes i Bosnjës. ‘Personi D’ është shtetas i Bosnje-Hercegovinës dhe themelues e Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie farmaceutike me bazë në Bosnje dhe Hercegovinë. Për mediat e huaja, Personi A dhe Personi B nuk kanë emra, por kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pretendon se janë Dorian Duçka dhe Agron Neza.

charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal

Sondazh

Poll