Bota

Kryeministri i Ukrainës jep lajmin e mirë: Kemi burime të mjaftueshme për t'u ngrohur deri në fund të sezonit dimëror

Ai tha gjithashtu se më 23 janar, Kabineti i Ministrave miratoi një rezolutë që lejon kompaninë shtetërore, NJSC Naftogaz Ukrainy, të tërheqë një grant nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) prej pothuajse 189 milionë euro për të importuar vëllime shtesë të gazit.

24 Janar 2023, 16:17 Nga a.l
Kryeministri i Ukrainës jep lajmin e mirë: Kemi burime të
Denys Shmyhal

UKRAINË- Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal ka deklaruar se, Ukraina ka burime të mjaftueshme për të vazhduar dhe përfunduar sezonin e ngrohjes.

"Ne kemi burime të mjaftueshme për të vazhduar dhe përfunduar sezonin e ngrohjes në një gjendje normale. Depot e gazit ruajnë rreth 11 miliardë metra kub gaz dhe pothuajse 1.2 milion ton qymyr në magazina," tha Shmyhal në një mbledhje të qeverisë të martën.

Ai tha gjithashtu se më 23 janar, Kabineti i Ministrave miratoi një rezolutë që lejon kompaninë shtetërore, NJSC Naftogaz Ukrainy, të tërheqë një grant nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) prej pothuajse 189 milionë euro për të importuar vëllime shtesë të gazit./ Dosja.al

denys shmyhal

Sondazh

Poll