Aktualitet

'Tek hoteli i tij u 'thur' atentati'/ Zbardhet dosja e vrasjes së Edmond Papës: Të afërmit e Aleksandër Sadikajt po përgatiteshin privatisht për hakmarrje

Prokuroria thotë se Policia kishte arritur të sigurojë informacione se të afërmit e Aleksandër Sadikajt po përgatiteshin për t’u hakmarrë dhe se kishin siguruar të dhëna në rrugë private. 

24 Janar 2023, 18:24 Nga k.m.
'Tek hoteli i tij u 'thur' atentati'/ Zbardhet dosja e
Edmond Papa dhe Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Biznesmeni Edmond Papa u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt në verën e 2022, me tritol të vendosur poshtë makinës së tij. Në këto përfundime ka dalë Prokuroria e Tiranës. Në dosjen e prokurorisë për vrasjen e Sadikajt thuhet gjithashtu se babai i tij kishte identifikuar Edmond Papën si të dyshuarin kryesor për atentatin me tritol pranë rreth-rrotullimit të TEG-ut.

Sipas Tv Klan, Prokuroria thotë se Policia kishte arritur të sigurojë informacione se të afërmit e Aleksandër Sadikajt po përgatiteshin për t’u hakmarrë dhe se kishin siguruar të dhëna në rrugë private. 

Familjarët e të riut nga Tepelena duket se nuk kishin pasur besim tek autoritetet për drejtësi, edhe pse kishin dëshmuar të sigurt se "dora" pas vrasjes të së riut ishte organizuar në hotelin e Papës në Sarandë, kështu që vendosën që të vepronin vetë. Albano Velo dhe Andreë Bode kishin ndjekur prej ditësh Edmond Papën me makina nëpër Tiranë dhe Sarandë, deri në 16 Dhjetor, kur është kryer vrasja. Por nuk dihet nëse porosinë e kanë marrë për vrasjen, apo nëse ata kanë vepruar me vullnetin e tyre, për shkak të miqësisë që kishin me Aleksandër Sadikajn. Vetë Velo ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, ndërsa Bode vijon të jetë në kërkim si personi që ka qëlluar ndaj biznesmenit me 9 plumba.

 

edmond papa aleksandër sadikaj

Sondazh

Poll