Aktualitet

U kap me kokainë, arrestohet 45- vjeçari shqiptar në Itali

Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi droge e dyshuar kokainë. I arrestuari ndodhet në burgun Bassone në Como.

24 Janar 2023, 15:27 Nga a.l
U kap me kokainë, arrestohet 45- vjeçari shqiptar në Itali
Policia italiane

ITALI- Një 45- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi akuzohet për trafik droge. Mediat italiane raportojnë se arrestimi i shqiptarit është bërë në Compagnia di Cantù i cili më pas është vënë në masën e sigurisë 'arrest me burg' të dhënë nga gjyqtari, i hetimeve paraprake të Gjykatës së Komos.

Mediat italiane shkruajnë se ai trafikonte drogë kryesisht të llojit kokainë dhe marijuanë. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi droge e dyshuar kokainë. I arrestuari ndodhet në burgun Bassone në Como./ Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll