Aktualitet

Situata e COVID në vendin tonë, 12 persona të indfektuar dhe asnjë humbje jete gjatë orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë kryer 471 testime, 12 janë rastet e reja dhe janë të shpërndara: 9 në Tiranë, nga 1 në Kavajë, Patos, Sarandë.

24 Janar 2023, 16:56 Nga k.m.
Situata e COVID në vendin tonë, 12 persona të indfektuar dhe
Foto ilustruese

TIRANË- Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja të infektimit me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë kryer 471 testime, 12 janë rastet e reja dhe janë të shpërndara: 9 në Tiranë, nga 1 në Kavajë, Patos, Sarandë. Fatmirësisht, gjatë 24-orëshit të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 471 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë: 9 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kavajë, Patos, Sarandë. Janë 157 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,432 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 471

Testime totale 2,028,409
Raste pozitive 333,185
Raste të shëruara 329,432
Raste Aktive 157
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 121
Fier 17
Vlorë 8
Berat. 3
Gjirokastër. 2
Lezhë. 2
Korçë. 2
Shkodër 1
Durrës. 1

ministria e shëndetësisë pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll