Aktualitet

Aksident në 'Rrugën e Arbrit'/ Përplasen dy makina, dy shoferët dërgohen me urgjencë në spital

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

24 Janar 2023, 15:44 Nga a.l
Aksident në 'Rrugën e Arbrit'/ Përplasen dy makina, dy
Aksident

TIRANË- Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur te 'Rruga e Arbrit', ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Dy shoferët kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital ku policia bën me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. 

"Tiranë/Informacion paraprak- Më datë 24.01.2023, në Rrugën e Arbrit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J. A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 38 vjeçe. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll