Aktualitet

Zbardhen 8 vjedhje të ndodhura gjatë janarit në Vlorë, arrestohen 2 persona, në kërkim një tjetër (EMRA)

Janë arrestuar Ervis Myrtaj e Mariglen Lala, ndërsa është shpallur në kërkim dhe Antonio Rapaj.

23 Janar 2023, 22:20 Nga a.l
Zbardhen 8 vjedhje të ndodhura gjatë janarit në Vlorë,
POLICIA

VLORË- Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë autorët e 8 vjedhjeve të kryera gjatë janarit në qytetin e Vlorës. Janë arrestuar Ervis Myrtaj e Mariglen Lala, ndërsa është shpallur në kërkim dhe Antonio Rapaj.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Finalizohet pas një hetimi disajavor, operacioni policor i koduar “Storm”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.  

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë. 

Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të vjedhjes së shumave të ndryshme të parave dhe sendeve me vlerë, të ndodhura gjatë muajit janar. 

Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, të tre të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.    

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Storm", si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:  

- E. M., 37 vjeç dhe M. L., 34 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi A. R., 33 vjeç, për veprën penale "Vjedhja", gjithashtu i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të disa ngjarjeve në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, të ndodhura gjatë muajit janar 2023, konkretisht:    

- Më datë 01.01.2023, në lagjen “Partizani”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K. B;

- Më datë 15.01.2023, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. C., disa pajisje elektroshtëpiake;

- Më datë 19.01.2023, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin e shtetasit E. B., një televizor;

- Po më datë 19.01.2023, në lagjen “Partizani”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetases E. D., produkte të ndryshme ushqimore; 

- Po më datë 19.01.2023, në lagjen “Partizani”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit Xh. Z., steka me cigare dhe një shumë parash; 

- Më datë 22.01.2023, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit H. A., një shumë parash dhe bizhuteri;  

- Po më datë 22.01.2023, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se kanë vjedhur një biçikletë; 

- Më datë 23.01.2023, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit F. H., steka me cigare dhe një shumë parash. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa pajisje që dyshohet se këta shtetas i kanë vjedhur më parë.  

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas, si dhe për kapjen e shtetasit A. R.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

arrestime ne vlore

Sondazh

Poll