Sport

Vjedhjet, ‘modë’ në Francë! Sead Kolasinac, viktimë e një tjetër grabitjeje në ndeshjen ndaj Rennes, familja e tij e tronditur…

Mbrojtësi i Marsejës është viktima e re e një procesi gjithnjë e më të shpeshtë në radhët e sportiestëve.

24 Janar 2023, 12:31 Nga DOSJA

Vjedhjet, ‘modë’ në Francë! Sead Kolasinac,

FRANCE - Mbrojtësi i Olympique Marseilla, Sead Kolasinac, u grabit në shtëpinë e tij gjatë ndeshjes së 16-të të Kupës së Francës, kundër Rennes të premten, sipas informacioneve të ‘20 Minutes’.

Gruaja dhe vajza e futbollist i kombëtares boshnjake (51 ndeshje), ishin të pranishme, gjatë grabitjes në shtëpinë e familjes në Cassis (Bouches-du-Rhône). “Familja e tij është mjaft e tronditur”,- tha një nga burimet për AFP. - Ende nuk është dhënë asnjë indikacion për sendet e vjedhura, sasinë e dëmit, apo nëse hajdutët ishin të armatosur”.

Vjedhjet, ‘modë’ në Francë! Sead Kolasinac,

Vjedhjet që synojnë futbollistët, ndërsa ata janë duke luajtur, janë duke u bërë relativisht të zakonshme. Më 18 janar, dy burra u dënuan për vjedhjen e Marquinhos, mbrojtësit ndërkombëtar brazilian të Paris SG, në mars 2021. Ata u dënuan respektivisht me shtatë dhe pesë vjet burg.

22 lojtarë profesionistë gjatë vitit 2021 ishin viktima të këtyre vjedhjeve në Francë, sipas Shërbimit të Informacionit, të Inteligjencës dhe Analizës Strategjike për Krimin e Organizuar (Sirasco). Ata ishin 13 në vitin 2020. Vetëm në shtyp u zbuluan 18 raste të grabiteve në vitin 2022.

Kolasinac, ose "Kola", 29 vjeç, iu bashkua OM në janar 2022 nga klubi anglez i Arsenalit. Autor i tre golave ​​këtë sezon, ndërkombëtari boshnjak tani ka fituar një vend si lojtar titullar në njëmbëdhjetëshen e Igor Tudor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll