Bota

Tubimet në Francë, protestuesi humb një testikull pas përleshjeve me Policinë

Forcat franceze të ligjit përballen me akuza të reja për forcë të tepruar pas protestave të përhapura kundër reformës së pensioneve.

23 Janar 2023, 10:48 Nga k.m.
Tubimet në Francë, protestuesi humb një testikull pas
Foto ilustruese

FRANCË- Mjekët iu desh të prisnin testikulin e një të riu, i cili u godit me shkopinj në ijë nga një oficer policie gjatë demonstratave në Paris javën e kaluar. Imazhet dhe pamjet e demonstratave të së enjtes që qarkullojnë në internet tregojnë një polic që godet një burrë në tokë midis këmbëve dhe më pas largohet. 

26-vjeçari, i identifikuar në shtypin francez si inxhinier, tha se u rrëzua përtokë, gjoja nga një oficer, teksa po fotografonte një konfrontim midis demonstruesve dhe Policisë. Avokatja Lucie Simon tha se ajo po paraqiste një ankesë në emër të klientit të saj për "dhunë që çoi në gjymtim nga një person i veshur me autoritet publik".

“Ishte një goditje aq e fortë saqë atij iu desh t' pritej një testikul,”-tha ajo, duke shtuar se inxhinieri ishte ende në spital.

“Ky nuk është një rast vetëmbrojtjeje apo domosdoshmërie. Prova është në imazhet që kemi dhe fakti që ai nuk u arrestua më pas.”

Ministria e Brendshme tha se 80,000 njerëz marshuan në Paris të enjten, si pjesë e protestave mbarëkombëtare kundër planit të presidentit Emmanuel Macron për të zgjatur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç. Sindikata e majtë CGT megjithatë tha se numëronte 400,000 protestues në kryeqytetin francez. Incidenti ndodhi gjatë një rritje të dhunës në një marshim kryesisht paqësor ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz që kundërshtuan planin e qeverisë për të rritur moshën e pensionit. Rreth 1 milion njerëz marshuan në qytete në të gjithë Francën të enjten./TheGuardian

france

Sondazh

Poll