Aktualitet

Nga Tirana, Saranda, Pogradeci deri në Shkodër, ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizin shefat e komisariateve

Drejtuesit e komisariateve në Sarandë, Pogradec, Bilisht, Kavajë, Shkodër, komisariati nr. 2 Tiranë dhe Krujë kanë ndryshuar.

23 Janar 2023, 08:59 Nga A.B
Nga Tirana, Saranda, Pogradeci deri në Shkodër, ndryshime në
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në komisariatet në vend.

Drejtuesit e komisariateve në Sarandë, Pogradec, Bilisht, Kavajë, Shkodër, komisariati nr. 2 Tiranë dhe Krujë kanë ndryshuar. Në komisariatin e Sarandës është emëruar Oltion Agolli, në Pogradec Klodian Kondi, në Shkodër Idriz Daulle, ndërsa në komisariati nr. 2 është emëruar Loard Sallaku.

Oltion Agolli i cili mbante detyrën e shefit të komisariatit të Pogradecit është emëruar shef komisariati në Sarandë. Agolli ka zëvëndësuar Klodian Kondin. Ndërsa Kreshnik Alimadhi është emëruar në drejtimin e Komisariatit të Devollit, duke zëvendësuar Besim Palamanin i cili po hetohet për shpërdorim detyre dhe është pezulluar disa ditë më parë nga detyra e shefit të komisariatit.

Palamani dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, transportimin dhe tregtimin e lëndëve drusore për llogari të shtetasve të ndryshëm.

oltion agolli kreshnik alimadhi besim palamani

Sondazh

Poll