Aktualitet

Moti i keq në Shkodër, rritet me 60 hektarë sipërfaqja e përmbytur në total, 1400 hektarë nën ujë

Në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmërise së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë.

23 Janar 2023, 08:25 Nga A.B
Moti i keq në Shkodër, rritet me 60 hektarë sipërfaqja e
Permbytje

SHKODËR- Bashkia Shkodër ka ndarë përditësimin e fundit mbi situatën nga moti i keq. Sipas njoftimit,  sipërfaqja totale e përmbytur  është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha. Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur, rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm ndërsa ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. 

Sipas Bashkisë, në rrugën e Obotit po operojnë dy mjete të kalueshmërise së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë. Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit, rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rruge 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm.

NJOFTIMI:

Situata në Bashkine Shkodër, në oren 08.00 të datës 23.01.2023 paraqitet si më poshtë: Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuoten 5.85 ka rënie  me 45 cm me orën 18.00 te datës 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m ) Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.40 m ka rënie  prej 10 cm me orën 18.00 të datës 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Sipërfaqja totale e përmbytur ne Bashkine Shkodër është 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me orën 18.00 të datës 22.01.2023

Njësia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e përmbytur. Rruga e Obotit ka prezencë uji 65 cm, ka rënie me 15cm me orën 18.00 e datës 22.01.2023 Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Ka prezencë uji në oborre në 15 banesa të fshatit Obot, nga 30 banesa që ishin ne oren 18.00 te datës 22.01.2023

Në rrugën e Obotit po operojnë  dy mjete të kalueshmërise së lartë së bashku me 7 forca të ushtrisë. Njësia Administrative Dajç 100 Ha tokë bujqësore . Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqit , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rruge 30 cm, për momentin rruga është e pakalueshme me mjete, ka rënie të nivelit prej 40 cm. Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane në monitorim të vazhdueshëm të situatës.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll