23 Janar 2023, 07:25
Nga A.B
Hu Can Tran
SHBA- Autori i dyshuar për masakrën e së shtunës mbrëma, i cili la pas 10 të vdekur në një sallë vallëzimi në Kaliforni u gjet i vdekur rreth 12 orë më vonë. Ai kishte vrarë veten në një furgon të bardhë, duke i dhënë fund kontrollit të policisë, tha sherifi lokal.
"I dyshuari mori një plagë me armë zjarri dhe u shpall i vdekur në vendngjarje ," shpjegoi sherifi Robert Luna, duke përshkruar fundin e ndjekjes së vrasësit të dyshuar.
Burri u identifikua si Hu Can Tran, me origjinë aziatike, i moshës 72-vjeçare.
"Unë mund të konfirmoj se nuk ka të dyshuar të tjerë"për masakrën, zoti Luna, duke shtuar se motivi i sulmit në Monterey Park mbetet i panjohur në këtë fazë.
“Hetimi është ende në vazhdim. Hetuesit e vrasjeve po punojnë gjatë gjithë kohës për të mbledhur informacione shtesë dhe për të përcaktuar motivin e kësaj ngjarje tejet tragjike ”, tha Sherif Luna.
Ndjekja e të dyshuarit, e cila u pasqyrua drejtpërdrejt nga disa media amerikane, përfundoi rreth 40 kilometra larg qytetit ku ndodhi tragjedia, kur forcat e rendit rrethuan furgonin e tij. Policët u afruan me kujdes, më pas hynë brenda. Në pamjet e marra nga kameramanët dhe fotoreporterët e AFP-së, shihet një trup në sediljen e shoferit.
Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi që flamujt në të gjitha ndërtesat publike të valonin në gjysmë shtizë në shenjë nderimi për viktimat e masakrës deri në perëndim të diellit të enjten.
Duke iu përgjigjur thirrjeve të para për veprim të menjëhershëm të shtunën në orën 22:20 (koha lokale; në orën 08:20 të së dielës së djeshme me orën greke), policia gjeti dhjetë persona të vdekur brenda një sallë vallëzimi, pesë burra dhe pesë gra. Dhjetë persona të tjerë, të plagosur, u dërguan në spitale ku po trajtohen në një gjendje "të qëndrueshme" ose "kritike".
Pamjet e kamerave të sigurisë treguan se sulmuesi ishte një burrë me origjinë aziatike, i veshur me një xhaketë të zezë, një kapak leshi bardh e zi dhe syze.
Të shtunën në mbrëmje, dhjetëra mijëra njerëz dolën për të festuar Vitin e Ri Hënor pranë vendit të masakrës në Monterey Park. Pronari i një restoranti aty pranë, i cili foli për Los Angeles Times, tha se tre persona nxituan në dyqanin e tij ndërsa masakra ishte duke u ndodhur dhe i kërkuan që të mbyllte derën.
Ata shpjeguan se kishin parë një burrë me një armë gjysmë automatike në zonë, të mbushur me municion, tha pronari i restorantit për gazetën.
hu khan tran vrasje ne kaliforni
Bota
22 Janar 2023, 23:18
F.M
Princi Harry, Meghan Markle, Mbreti Charles III dhe Camilla
BRITANI E MADHE- Kurorëzimi historik i Mbretit Charles III do të zhvillohet nga 6 der...
Bota
22 Janar 2023, 23:08
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi të dielën një aleat të rëndësishëm të...
Bota
22 Janar 2023, 23:07
Vaksina anti-covid
BRITANI E MADHE- Dy studime të veçanta, që përfshinë mijëra pacientë me COVID-19 nga Britania dhe S...
Bota
22 Janar 2023, 23:03
F.M
Autori
LOS ANGELES- Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet nga operacioni që po zhvillohet për kapjen e autorit të masakr...
Bota
22 Janar 2023, 22:42
Vyacheslav Volodin
RUSI- Kreu i Dumës shtetërore ruse tha se premtimi nga Perëndimi që t’i ofrojë armë shtesë Kie...
Bota
22 Janar 2023, 22:41
F.M
Volodymyr Zelenskyy
SERBI- Në qendër të Beogradit janë vendosur posterë me fotografinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zele...
Bota
22 Janar 2023, 20:19
F.M
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Gazeta serbe "Danas" ka publikuar planin franko-gjerman që është parashtruar p&eu...
Bota
22 Janar 2023, 19:45
F.M
Covid-19
MAQEDONI E VERIUT- Instituti për Shëndetin Publik në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se vendi ka regjistruar rastin e par&eum...
Bota
22 Janar 2023, 19:25
F.M
Avioni
GREQI- Një avion Boeing 737 i kompanisë Ryanair me 192 persona në bord ka lëshuar një alarm për bombë kët&e...
Bota
22 Janar 2023, 17:25
a.l
Boeing 737
GREQI- Një alarm për bombë u ngrit në një avion, një Boeing 737 i Ryanair me 192 persona n&eum...