Bota

FOTO-VIDEO/ Mjete blind e helikopterë, mediat publikojnë pamjet nga aksioni për kapjen e autorit të masakrës, të gjithë në kërkim të aziatikut me syze

Autori është një burrë aziatik, ezmer dhe në momentin e ngjarjes dyshohet se mbante veshur një xhaketë lëkure të zezë dhe syze.

22 Janar 2023, 23:03 Nga F.M
FOTO-VIDEO/ Mjete blind e helikopterë, mediat publikojnë pamjet nga
Autori

LOS ANGELES- Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet nga operacioni që po zhvillohet për kapjen e autorit të masakrës së ndodhur në Parkun e Motereyt në Los Angeles, gjatë festimeve të Vitit të Ri kinez.

Autori është një burrë aziatik, ezmer dhe në momentin e ngjarjes dyshohet se mbante veshur një xhaketë lëkure të zezë dhe syze.

Dy autoblinda policie, makina dhe një helikopter kanë bllokuar një furgon të bardhë që besohet të jetë i autorit. Hetuesit po përpiqen të gjurmojnë furgonin me mallra, i pikasur në zonën e incidentit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 me orën lokale të së shtunës (06:20 GMT të dielën), kur mijëra njerëz ishin mbledhur në qytet për festivalin e Vitit të Ri Hënor në Monterey Park. Bilanci ishte i rëndë, 10 të vdekur e 16 të plagosur.

Kliko për videon

te shtena ne kaliforni

Sondazh

Poll