22 Janar 2023, 22:41
Nga F.M
Volodymyr Zelenskyy
SERBI- Në qendër të Beogradit janë vendosur posterë me fotografinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe me mbishkrimin “terrorist i NATO-s”.
Këto posterë janë nënshkruar nga organizata e krahut të djathtë “Lëvizja Konservatore Nashi”. Më 22 janar ato u vendosën në oborrin e televizionit N1 në Beograd, por edhe në hyrje të zyrës së gazetës Danas.
Në fund të vitit të kaluar, stafi i gazetës Danas mori kërcënime me vdekje, duke thënë se atyre do t’iu ndodhte njësojë sikurse gazetarëve të revistës satirike franceze Charlie Hebdo, që u vranë gjatë sulmit terrorist të vitit 2015.
Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, ndonëse ka shprehur aspirata që t’i bashkohet kësaj aleance ushtarake.
Kievi zyrtar për pothuajse një vit është duke u përballur me pushtimin e paprovokuar rus.
Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës. Megjithatë, Beogradi ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus.
Zyrtarë të lartë rusë kanë argumentuar se Moska në Ukrainë tani po lufton me aleancën e NATO-s.
Shtetet e NATO-s, së bashku edhe me shtete të tjera, që kur ka nisur pushtimi, e kanë ndihmuar me armatime Kievin, me qëllim që forcat ukrainase të dëbojnë nga territori i Ukrainës forcat e Moskës.
Marrë nga REL
volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi
Bota
22 Janar 2023, 20:19
F.M
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Gazeta serbe "Danas" ka publikuar planin franko-gjerman që është parashtruar p&eu...
Bota
22 Janar 2023, 19:45
F.M
Covid-19
MAQEDONI E VERIUT- Instituti për Shëndetin Publik në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se vendi ka regjistruar rastin e par&eum...
Bota
22 Janar 2023, 19:25
F.M
Avioni
GREQI- Një avion Boeing 737 i kompanisë Ryanair me 192 persona në bord ka lëshuar një alarm për bombë kët&e...
Bota
22 Janar 2023, 17:25
a.l
Boeing 737
GREQI- Një alarm për bombë u ngrit në një avion, një Boeing 737 i Ryanair me 192 persona n&eum...
Bota
22 Janar 2023, 17:14
a.l
Vasyl Lozynskiy
UKRAINË- Ukraina ka shkarkon zëvendësministrin Vasyl Lozynskiy pasi dyshohet se ka marrë një ryshfet pre...
Bota
22 Janar 2023, 17:10
a.l
olaf scholz
GJERMANI- Kancelarja gjermane Olaf Scholz ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainë...
Bota
22 Janar 2023, 16:56
a.l
Boris Johnson
UKRAINË- Boris Johnson është takuar me Presidentin Volodymyr Zelenskyy gjatë një vizite të papritur në...
Bota
22 Janar 2023, 16:54
a.l
Polonia
POLONI- Kryeministri i Polonisë më 22 janar kritikoi vendimin e Gjermanisë për të mos furnizuar Ukrainën me tanke Leo...
Bota
22 Janar 2023, 15:58
a.l
Lazar Milutinoviç
SERBI- Lazar Milutinoviç 15- vjeçari për të cilin mediat serbe raportuan se u dhunua nga 4 të mo...
Bota
22 Janar 2023, 15:06
a.l
Aleati i Putin
UKRAINË- Gatishmëria e Perndimit për të dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë, ka sjellë pakënaq&...