Sport

Sadaf Khadem, boksierja iraniane në mërgim: "Atje, e urreja veten që isha grua"…

Edhe pse historia e saj ka bërë xhiron e botës, ajo nuk është në gjendje të kthehet te familja e saj në Teheran, pasi ndjehet e kërcënuar nga regjimi iranian

22 Janar 2023, 17:07 Nga DOSJA
Sadaf Khadem, boksierja iraniane në mërgim: "Atje, e urreja veten

FRANCE - Më 13 prill 2019, kundër këshillës së autoriteteve të vendit të saj, Sadaf Khadem u bë iraniania e pare, që konkurroi dhe fitoi një ndeshje zyrtare boksi për femra, në Royan. 

Pikërisht në këtë qytet të Charente-Maritime, kjo e re 28-vjeçare la valixhet e saj katër vjet më pare, për të qenë në gjendje të ushtronte lirshëm boksin, një sport që është i ndaluar për gratë në Iran.

Edhe pse historia e saj ka bërë xhiron e botës, ajo nuk është në gjendje të kthehet te familja e saj në Teheran, e kërcënuar nga regjimi iranian. 

Sot, Sadaf Khadem ka rindërtuar jetën e saj në Francë dhe falë bashkisë së Royan, ajo ka mundur të gjejë strehim. Ajo gjithashtu mund të llogarisë në ndihmën e klubit të saj të boksit në përpjekje për të arritur qëllimin e saj: të përfaqësojë Francën në Lojërat Olimpike 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll