Aktualitet

FOTOT-EMRAT/ Britania e Madhe liston 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim, mes tyre 3 shqiptarë

Bëhet fjalë për Klevis Xhelajn dhe vëllezërit Mateo e Eljaso Çela.

22 Janar 2023, 22:03 Nga F.M
FOTOT-EMRAT/ Britania e Madhe liston 14 të rrezikshmit e shpallur në
Mateo e Eljaso Çela dhe Klevis Xhelaj

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe është vënë në kërkim të 14 personave me rekorde të theksuara kriminale që akuzohen për lidhje me një sërë krimesh si vrasje brutale, trafiku i drogës dhe arratisje nga burgu.

Mes tyre janë dhe tre shqiptarë. Bëhet fjalë për Klevis Xhelajn dhe vëllezërit Mateo e Eljaso Çela. Xhelaj përshkruhet si një trup mestar, me flokë kafe të errët dhe tatuazhe në gjoks. Ai akuzohet se mundtë fshihet në zonat e Nottinghamshire, Ëest Midlands, Leicester dhe Londër dhe mund të ketë udhëtuar jashtë zonës së Yorkshire të Jugut.

Eljaso Çela, 28 vjeç dhe vëllai i tij, 26-vjeçari Mateo Çela, janë në kërkim nga policia për vrasjen e Armend Xhikës, ngjarje e ndodhur në Sheffield në maj të vitit 2021. Xhika u godit për vdekje me thikë në Sheffield, më 13 maj 2021, pasi një sherri në rrugën Earl Marshal në zonën Burngreave. Hetimet për vrasjen e tij vijojnë ende.

klevis xhelaj mateo cela eljaso cela armend xhika

Sondazh

Poll