Aktualitet

La pas motrën binjake, vëllanë e prindërit, Petriti punonte si shofer në kompaninë e të atit, sot humbi jetën tragjikisht

Mjeti u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës dhe trupi i të riut doli nga kamioni e përfundoi në lumë.

22 Janar 2023, 21:45 Nga F.M
La pas motrën binjake, vëllanë e prindërit, Petriti punonte
Petrit Jashari

ITALI- Petrit Jashari, 22-vjeçari shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, punonte në kompaninë e babait të tij. Bëhet fjalë për një kompani transporti me seli në Magione, specializuar në dërgesat në supermarkete. 

Këtë paradite, si gjithmonë, ai ishte nisur të bënte një dërgesë, kur humbi kontrollin e kamionit në provincën e Pesaro Urbinos dhe në kufi me Umbrian. Mjeti u përplas me mbrojtëset anësore të rrugës dhe trupi i të riut doli nga kamioni e përfundoi në lumë.

Petriti la pas prindërit, të vëllanë dhe motrën binjake. 22-vjeçari luante si portier me të rinjtë e skuadrave si Gubbio, Arezzo dhe Siena.

 

petrit jashari

Sondazh

Poll