Aktualitet

Faqja në Facebook u mbyll pas sulmeve politike, faqet më të ndjekura dhe gazetarët dalin në krah të Dosja.al

Kolegë gazetarë që kanë mbështetur rikthimin e Dosja.al janë të shumtë dhe janë persona që kanë gjetur tek ne një burim të besueshëm lajmi e mbështetje në raste atakimi nga ‘hakerat e pushtetit’.

22 Janar 2023, 20:52 Nga F.M
Faqja në Facebook u mbyll pas sulmeve politike, faqet më të
Genc Sejko, Dosja.al dhe Brryli Broadway

TIRANË- Dosja.al u rikthye këtë janar në rrjetet sociale, me një faqe zyrtare, pas sulmeve politike të njëpasnjëshme ndaj faqes në Facebook. Pas më shumë se 90 ditësh, pasi nuk e patëm mundësinë të kontaktojmë direkt me Facebook, Dosja.al erdhi me një faqe të re, që u suportua nga ata që kanë mbështetur gjithmonë paanshmërinë e medias tonë.

Mes tyre përmendim faqet më të ndjekura dhe më me influencë si aktivisti Genc Sejko, i njohur gjerësisht si njeriu i memeve dhe ‘Brryli Broadway’. Këto emra dhe shumë të tjerë, që kanë vuajtur vetë në kurriz censurën, ditën të solidarizoheshin duke bërë një shpërndarje të faqes së re të Dosja.al në profilet e tyre. Kolegë gazetarë që kanë mbështetur rikthimin e Dosja.al janë të shumtë në numër dhe që kanë gjetur tek ne një burim të besueshëm lajmi e mbështetje në raste atakimi nga ‘hakerat e pushtetit’.

Postimi i Brryli Broadway

Na vjen keq per çdo faqe qe sulmohet ne menyre barbare nga vemjet e bodrumeve, bashke me IT e tyre qe luajne rrolin e p**stitutes. Ne kemi provuar shpesh censure dhe ne çdo rast Dosja.al ka qene totalisht ne krahun tone, sot dhe gjithmone do te jemi ne krahun tuaj. Ju kurre nuk do te jeni vetem.

Postimi i Genc Sejkos

Kjo është faqja e re e Dosja.al. E vjetra është sulmuar disa herë dhe tashmë është mbyllur. Tek Dosja.al kam gjetur gjithmonë burimin e besueshëm të lajmit. I bëni like dhe follow.

brryli broadway genc sejko

Sondazh

Poll