Aktualitet

“E kam mendjen të mbledhur, nuk jam më i lëkundur”, burri lë vetëm Elgën në studio

Ajo telefonoi Irakliun për t’i përcjellë ftesën dhe përgjigjja nuk ishte aspak ngushëlluese për Elgën që e sheh nëpërmjet ekranit.

22 Janar 2023, 20:58 Nga DOSJA
“E kam mendjen të mbledhur, nuk jam më i lëkundur”,
Elga

TIRANË- Me shpresën se dashuria e saj me Irakliun e ka ende një mundësi, Elga trokiti në derën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan për të gjetur një urë komunikimi  me të. Mesazherja e rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty” u nis menjëherë drejt Vlorës për të ftuar Irakliun në program, por nuk gjeti askënd në shtëpi. Rexhina priti dhe askush nuk u shfaq. Atëherë, telefonoi Irakliun për t’i përcjellë ftesën dhe përgjigjja nuk ishte aspak ngushëlluese për Elgën që e sheh nëpërmjet ekranit.

Irakli: Ohoo lëre, e mora me mend kush e ka… jo, jo s’jam dakord , jo. Unë e marr me mend kush e ka bërë këtë tashi. Unë i kam sqaruar muhabetet me atë njeri. Ai s’duhet të… të vazhdojë deri këtu, ku di unë çfarë e mendon, nëpër mendje. I duket zgjidhje kjo, nuk e di çfarë i duket, por nuk është zgjidhje.

Rexhina: Nuk keni mundësi që të vini, të takohemi, të flasim?

Rexhina: Po në Vlorë jemi edhe ne se për ju kemi ardhur posaçërisht.

Rexhina: Jemi përballë derës së shtëpisë, prandaj.

Irakli: Nuk kam interes dhe kot sa t’ju mundoj dhe kot sa të… e kam mendjen të  mbledhur për të gjitha, prandaj. Nuk jam më i lëkundur apo… se e di kush e bën.

Marrë nga tvklan.al

ka nje mesazh per ty e diela shqiptare

Sondazh

Poll